Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare, procedohet penalisht mësuesi në Korçë,

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare, procedohet penalisht mësuesi në Korçë,

Një nxënëse e një shkolle të mesme në qytetin e Korçës ka denoncuar mbrëmjen e djeshme një mësues të shkollës 9-vjeçare Sevasti Qirjazi duke pretenduar se e ka ngacmuar seksualisht. Ngjarja ka ndodhur rreth 1 muaj më parë, ku 17-vjeçarja ka qenë pjesë e stërvitjes së volejbollit në palestrën e shkollës 9-vjeçare Sevasti Qirjazi, ku mësuesi jep mësim. Në denoncimin e bërë në komisariat, 17-vjeçarja ka treguar në prani të babait të saj dhe psikologes, se mësuesi me iniciale E.C. ka kryer veprime me natyrë seksuale, duke e prekur në pjesë intime gjatë orës së stërvitjes. Nga ana e komisariatit të policisë, janë marrë pamjet filmike të kamerave të sigurisë brenda palestrës ku do të bëhet edhe këqyrja e DVR-së për të hedhur më tepër...