SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe tre zyrtarë të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me nga 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, si dhe tre ish-zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, të akuzuar për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim. Në pretencën e paraqitur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokuroria ka kërkuar fillimisht nga 1 vit e 6 muaj burg për secilin prej të pandehurve. Megjithatë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, masa përfundimtare e dënimit që kërkohet është 1 vit burgim për secilin. SPAK ka kërkuar gjithashtu ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike për 3 vite për Fredi Kokoneshin, ndërsa për Dorian Spahon, Andi Bullarin dhe Ledio Xharon kërkohet një ndalim 2-vjeçar. Hetimet për këtë çështje lidhen me dhënien me qira të rreth 67 hektarëve tokë shtetërore, ku...
Burimi:
gijotina.com