Në kërkim për mashtrim nga autoritetet polake, arrestohet në afërsi të Rinasit 43-vjeçari! Pritet të ekstradohet

Në kërkim për mashtrim nga autoritetet polake, arrestohet në afërsi të Rinasit 43-vjeçari! Pritet të ekstradohet

Një 43 vjeçar polak është arrestuar në afërsi të Rinasit pasi ishte shpallur ë kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Poloni për mashtrim. Policia thotë se Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Varshavën, me qëllim finalizimin e procedurës për ekstradimin e shtetasit Piotr Wojciechowski në Poloni. Njoftimi i policise:  Shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin (FAST Albania), në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”, lokalizuan në afërsi të Rinasit, kapën dhe arrestuan provizorisht shtetasin P. W., 43 vjeç, i kërkuar nga autoritetet polake, për veprën penale “Mashtrimi”. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Varshavën, me qëllim finalizimin e procedurës për ekstradimin e shtetasit P. W., në Poloni.