Spanja zbut tonet ndaj Kosovës: Nuk do bllokojmë lidhjet më të ngushta me BE-në

Spanja zbut tonet ndaj Kosovës: Nuk do bllokojmë lidhjet më të ngushta me BE-në

Spanja nuk do të pengojë lidhjet më të ngushta të Kosovës me Bashkimin Evropian, tha Ministri i Jashtëm spanjoll José Manuel Albares në Forumin e Zgjerimit të BE-së 2026 në Bruksel. “E kemi bërë të qartë këtë vit se nuk do ta pengojmë kurrë dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit. As nuk do ta pengojmë Kosovën të afrohet më shumë me BE-në”, tha Albares. Spanja është një nga pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008. Katër të tjerat janë Qiproja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania. Megjithatë, Albares theksoi dy hapa që demonstrojnë mbështetjen e Madridit: udhëtimin pa viza për kosovarët dhe njohjen e pasaportave të Kosovës. Qytetarët e Kosovës kanë mundur të udhëtojnë pa viza në Zonën...