LAPAJ KA NJE PARALAJMERIM TE FRIKSHEM PER RAMEN: OSE ZGJEDHJE TE NDERSHME, OSE KONFLIKT

LAPAJ KA NJE PARALAJMERIM TE FRIKSHEM PER RAMEN: OSE ZGJEDHJE TE NDERSHME, OSE KONFLIKT

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka lëshuar një paralajmërim të fortë për qeverinë, duke deklaruar se Shqipëria rrezikon të përfshihet nga një konflikt social nëse nuk zgjidhet kriza politike dhe nuk garantohet një proces zgjedhor i drejtë. Lapaj u shpreh se nuk mund të ketë dalje nga situata aktuale për sa kohë Edi Rama vijon të kontrollojë pushtetin dhe të organizojë zgjedhjet duke përdorur burimet shtetërore. Sipas tij, pa një garë të barabartë dhe pa rikthimin e besimit te procesi elektoral, tensionet vetëm sa do të thellohen. “Kjo histori, po vazhdoi ta drejtojë Edi Rama pushtetin dhe të vazhdojë të organizojë zgjedhje duke përdorur të gjitha resurset e shtetit, nuk ka zgjidhje. Ndaj ose do të marrë zgjidhje politike, ose, siç u kam...