No Image Available

“Kontributi në tolerancën dhe dialogun ndëfetar”, kryeministri Rama nderohet në Bruksel me Çmimin “Lord Jakobovits”

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është nderuar në Bruksel të Belgjikës me Çmimin CER Lord Jakobovits. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e ka cilësuar si një “çmim europian që forcon profilin e Shqipërisë”. “I nderuar me Çmimin CER Lord Jakobovits për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, një çmim europian që forcon më tej profilin e Shqipërisë”, ka deklaruar kryeministri Edi Rama.