PROTESTAT/ A PO PERGATIT RAMA ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME, LEVIZJA QE DO SURPRIZOJE
A mund ta çojnë protestat e vazhdueshme në Shqipëri kryeministrin Edi Rama drejt një vendimmarrjeje të re politike? A është përjashtuar plotësisht mundësia e zgjedhjeve të parakohshme, apo ky skenar mund të shfaqet nëse presioni në rrugë vazhdon të rritet? Këto janë pyetjet që lindin në një moment kur Shqipëria po përjeton një situatë të tensionuar politike, me protesta të vazhdueshme në Tiranë, përfshirje të studentëve, aktivistëve dhe mbështetësve të opozitës. Ajo që nisi si një protestë me kërkesa të lidhura me investimet në zona të mbrojtura dhe çështjet mjedisore, është zgjeruar gradualisht drejt një pakënaqësie më të përgjithshme ndaj qeverisjes. Studentët kanë ngritur shqetësime për arsimin, mundësitë e punësimit dhe korrupsionin, ndërsa një pjesë e protestuesve kërkon largimin e kryeministrit dhe ndryshimin e klasës...
Burimi:
ntv.al