Veliaj kërkoi të marrë pjesë në seancat gjyqësore me letër Gjykatës, Dumani replikon: Nuk kemi asnjë relacion mjekësor!

Veliaj kërkoi të marrë pjesë në seancat gjyqësore me letër Gjykatës, Dumani replikon: Nuk kemi asnjë relacion mjekësor!

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar për herë të parë që nga muaji shkurt i këtij viti që të marrë pjesë në seancën gjyqësore ndaj tij në Gjykatën e Posaçme. Përmes një letre drejtuar gjykatës, ai ka kërkuar shtyrjen e seancës, duke argumentuar se gjendja shëndetësore dhe mungesa e dokumentacionit mjekësor e pengojnë të jetë i pranishëm në proces. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Veliaj pretendon se prej 10 ditësh kërkon dokumentacionin mjekësor, por nuk ka marrë asnjë shpjegim, ndërsa thekson se i është rekomanduar një ndërhyrje kirurgjikale. Në letrën drejtuar gjykatës, Veliaj shkruan: “Për shkak të gjendjes shëndetësore për të cilën më është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, kam 10 ditë që kërkoj dokumentacionin mjekësor, por s’më është dhënë asnjë shpjegim. Kjo...