Dosja/ Mashtrimet me fabrikën e miellit në Vlorë, ja pse Prokuroria i sekuestroi 7,5 milionë euro pasuri!

Dosja/ Mashtrimet me fabrikën e miellit në Vlorë, ja pse Prokuroria i sekuestroi 7,5 milionë euro pasuri!

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 7.5 milionë euro në pronësi të shtetasit me inicialet G.V., i dyshuar për përvetësimin e paligjshëm të objektit dhe truallit të “Fabrikës së Miellit nr. 1” në Vlorë, si dhe për pastrim të produkteve të veprës penale. Sekuestrimi është kryer me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, në kuadër të procedimit penal nr. 1748, të regjistruar më 28 nëntor 2025, pas kallëzimit të shtetasve A.C., V.Q. dhe G.Z. Nga hetimet dyshohet se G.V. ka përvetësuar, nëpërmjet shpërdorimit të besimit, objektin dhe truallin e pasurisë së paluajtshme “Fabrika e Miellit nr. 1”, duke e regjistruar atë në emrin e tij dhe jo si aset të shoqërisë “P…..” sh.p.k. Sipas...