Kryeministri Rama dekorohet në Bruksel me Çmimin e lartë “CER Lord Jakobovits”

Kryeministri Rama dekorohet në Bruksel me Çmimin e lartë “CER Lord Jakobovits”

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel (Belgjikë) ku mori Çmimin CER Lord Jakobovits për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, një çmim europian që forcon profilin e Shqipërisë. “CER Lord Jakobovits” është çmimi i Konferencës së Rabinëve Europianë (CER). U krijua në vitin 2011 për të vlerësuar personalitete që mbështesin komunitetet hebraike në Europë, mbrojnë të drejtat fetare dhe luftojnë antisemitizmin. Mban emrin e rabinit Lord Immanuel Jakobovits, ish-president i CER-së.