Raporti i BE: Platformat sociale dështojnë në luftën kundër mashtrimeve online, 75% e vendimeve të moderimit përmbysen

Raporti i BE: Platformat sociale dështojnë në luftën kundër mashtrimeve online, 75% e vendimeve të moderimit përmbysen

Platformat kryesore të mediave sociale po dështojnë të largojnë përmbajtjet mashtruese, edhe pasi ato raportohen nga përdoruesit. Ky është konstatimi i Qendrës së Apelimeve për Evropën, një organ i pavarur evropian i shqyrtimit të ankesave. Organi ka përmbysur shumicën e vendimeve të moderimit të përmbajtjes që ka shqyrtuar, raportoi transmetuesi irlandez RTE të martën për mashtrimet online në platformat sociale, shkruan RTE të martën. Sipas raportit, mashtrimet online vazhdojnë të qëndrojnë në platformat sociale pavarësisht rregullave të tyre të brendshme. Gjatë periudhës prill-shtator, Qendra pranoi rreth 43 mijë ankesa që lidhen me Facebook, Instagram, TikTok, YouTube dhe platforma të tjera. Mbi 19 mijë prej tyre plotësuan kriteret për t’u shqyrtuar. Sipas organizatës, platformat kanë lejuar që përmbajtje mashtruese të qëndrojnë online, pavarësisht se ato shkelin...