Deutsche Bank dhe lidhja me Epstein, si gjigandi gjerman nxori llogarinë e Donald Trump

Deutsche Bank dhe lidhja me Epstein, si gjigandi gjerman nxori llogarinë e Donald Trump

Një skandal i përmasave të mëdha ka prekur bankën më të rëndësishme gjermane, Deutsche Bank. Aksionet e saj ranë fillimisht pasi Financial Times raportoi se firma kishte përpunuar pagesa të dyshimta prej 582 milionë dollarësh të lidhura me abuzuesin seksual Jeffrey Epstein. Dokumentet e brendshme treguan se banka gjermane paraqiti të ashtuquajturat raporte të aktivitetit të dyshimtë në SHBA në vitin 2019 duke identifikuar sasi transfertash parash që lidheshin me Epstein, tha FT në raportin e të martës, duke cituar një rrjedhje të miliona dokumenteve të Deutsche Bank. Aksionet e huadhënësit gjerman ranë deri në 6.2% në tregtimin e hershëm të Frankfurtit, rënia më e madhe që nga marsi. FT raportoi gjithashtu se Deutsche Bank i dërgoi aksidentalisht deklaratat tatimore të Presidentit Donald Trump një pale...