Liga e Kombeve/ Gola dhe asist, shqiptari Brajan Gruda shkëlqen me Gjermaninë!

Liga e Kombeve/ Gola dhe asist, shqiptari Brajan Gruda shkëlqen me Gjermaninë!

Dy ndeshje, dy gola, dy asist dhe spektakolar me driblimet në fushë. Brajan Gruda po shkëlqen me fanellën e Gjermanisë, ndërsa në Shqipëri lind natyrshëm një pyetje: Si e humbëm këtë talent? Historia e tij me Kombëtaren kuqezi nisi të merrte vëmendje përpara Evropianit të vitit 2024. Me origjinë shqiptare nga të dy prindërit, 22-vjeçari ishte në planet e FSHF-së dhe të trajnerit Sylvinho. Madje, në përpjekjet për ta bindur ishte përfshirë edhe presidenti Armand Duka. Por, dëshira e futbollistit ishte ndryshe. Në tetor të vitit 2024, Gruda e bëri të qartë zgjedhjen e tij: ishte lindur dhe rritur në Gjermani dhe zemra i thoshte të përfaqësonte pikërisht këtë vend. Dhe deri tani, zgjedhja po shoqërohet me një nisje mbresëlënëse! Në debutimin kundër Serbisë në...