Arrihet marrëveshja verbale, Arsenal dhe Rice do të vazhdojnë së bashku deri në vitin 2031
Declan Rice ka rënë dakord verbalisht për kushtet e një kontrate të re afatgjatë me Arsenal, lajm që është kon firmuar sot nga “Sky Sports News”. Marrëveshja e re do ta vendosë atë në të njëjtin nivel pagash me Bukayo Saka, i cili është lojtari më i paguar në “Emirates”. Rice dhe përfaqësuesit e tij kanë qenë në negociata prej disa muajsh. Klubi dëshiron ta sigurojë qëndrimin e njërit prej lojtarëve të tij më të rëndësishëm edhe pse atij i kanë mbetur ende 18 muaj nga kontrata aktuale, me një opsion për një vit shtesë në favor të klubit. Rice u shpall “Lojtari i Vitit” i Arsenal sezonin e kaluar, kur skuadra fitoi titullin e Premier League. Kjo marrëveshje e re deri në vitin 2031...
Burimi:
telesport.al