Mediat holandeze masakrojnë Dumfries pas humbjes: Dukej sikur mbante një thes me patate në shpinë

Mediat holandeze masakrojnë Dumfries pas humbjes: Dukej sikur mbante një thes me patate në shpinë

17 Nëntor 2026 12:25 Telesport Ishte një ditë e zymtë për Holandën në Nations League, pasi u mposhtën thellë me rezultatin 5-0 nga Gjermania. Ekipi ‘Oranje’ është vënë nën një breshëri kritikash në vendlindje. Lojtari i Real Madrid, Denzel Dumfries, është ndër ata që po përballen me kritikat më të ashpra. Paraqitja e tij nuk arriti t’u bënte përshtypje analistëve holandezë. “Ai, sigurisht që dha kontribut me inkursionet e tij në krah, por dobësitë e tij në mbrojtje kanë qenë gjithmonë të pranishme. Nuk besoj se ndihet rehat kur duhet të mbrohet”, shkruajnë mediat vendase. “Lojtarët që nuk janë veçanërisht të zotë në mbrojtje ose thjesht nuk e pëlqejnë atë ose priren të preferojnë sulmin. Mendoj se ky është rasti edhe me të. Dukej sikur...