Pedro Porro synon kalimin te Barça që në janar, por Tottenham kërkon 70 milionë euro

Pedro Porro synon kalimin te Barça që në janar, por Tottenham kërkon 70 milionë euro

Lidhja mes Pedro Porro dhe Barcelona mund të bëhet realitet në muajt e ardhshëm. Sipas gazetës ‘Sport’, mbrojtësi spanjoll që aktualisht luan për Tottenham, e ka identifikuar klubin katalanas si zgjedhjen e tij kryesore për sezonin e ardhshëm dhe nuk ka ndërmend ta vazhdojë qëndrimin e tij në Londër. Por, sipas Fabrizio Romano, ka gjasa që gjithçka të zgjidhet edhe më shpejt: “Pedro Porro do t’i bashkohet Barcelonës në janar. Ka shumë tension mes tij dhe Tottenham, ndërsa lojtari dëshiron të fitojë trofe gjatë karrierës së tij. Kjo është arsyeja pse ai ka insistuar për një kalim te Barça për më shumë se një vit.” Pengesa kryesore është vlerësimi financiar. Duke qenë se e ka zgjatur kontratën e mbrojtësit deri në vitin 2031, Tottenham kërkon...