Pochettino në stolin e United, McKennie i fut frikën Juves: Kalimi im në ‘Old Trafford’ është një mundësi

Pochettino në stolin e United, McKennie i fut frikën Juves: Kalimi im në ‘Old Trafford’ është një mundësi

E ardhmja e Weston McKennie është sërish në qendër të merkatos te Juventus. Ardhja e Mauricio Pochettino si trajner i Manchester United pas përvojës së tij në krye të kombëtares së SHBA-së, ka tërhequr vëmendjen te lojtarët amerikanë, me mesfushorin bardhezi që renditet në krye të listës së objektivave të mundshëm për “Djajtë e Kuq”. Trajneri argjentinas i njeh mirë cilësitë, pasi e ka drejtuar atë në kombëtaren amerikane dhe kjo ushqen spekulimet që vijnë nga Anglia. Vetë McKennie nuk e përjashtoi mundësinë e një kalimi në Premier League, ndonëse i cilësoi zërat si pasojë të natyrshme të ndryshimit në stolin e “Old Trafford”. “Kalimi im tek United është një mundësi për të ardhmen. Kemi shumë djem në kombëtaren tonë që pritet të ndërrojnë klub...