Skandali me këngën nacionaliste serbe/ Gazetari: Marta Kos nuk reagoi vetë, e detyruam përmes pyetjeve
Korrespondenti i gazetës KOHA në Bruksel, Augustin Palokaj, tha se Kosova nuk është aq e parëndësishme sa për të mos e ftuar në Forumin për Zgjerim të organizuar nga Komisioni Evropian nën kujdesin e Marta Kos. Palokaj deklaroi në emisionin “Interaktiv” në KTV se ndryshe nga viti i kaluar, kur persona të nivelit të lartë në strukturat e Komisionit Evropian thonin se nuk duan të shohin kosovarë në atë forum, këtë vit nuk është thënë e njëjta gjë. Sipas tij, kjo edhe për faktin edhe që Kosova nuk është më nën masat ndëshkuese të BE. “Unë do e kisha lidhur me qëndrime personale të disa personave me nivel mjaft të lartë në strukturat e Komisionit Evropian. Vitin e kaluar së paku u kanë thënë miqve të tyre se nuk...
Burimi:
syri.net