Konferenca e Veprimit ndaj Minave në Ukrainë, Hoxha nga Brukseli: Bashkëpunim për një të ardhme më të sigurt të popullit ukrainas!

Konferenca e Veprimit ndaj Minave në Ukrainë, Hoxha nga Brukseli: Bashkëpunim për një të ardhme më të sigurt të popullit ukrainas!

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Konferencën e Veprimit ndaj Minave në Ukrainë 2026, e mbajtur në Bruksel, nën moton “Të hapim rrugën përmes partneritetit.” Konferenca mblodhi së bashku partnerë ndërkombëtarë rreth një përgjegjësie të përbashkët: forcimin e bashkëpunimit, mobilizimin e ekspertizës dhe avancimin e zgjidhjeve konkrete për të përballuar pasojat shkatërruese humanitare, sociale dhe ekonomike të ndotjes nga minat në Ukrainë. Gjatë fjalës së tij, Hoxha theksoi se “veprimi ndaj minave është shumë më tepër sesa një angazhim humanitar.” “Ai është një pjesë thelbësore e rimëkëmbjes së Ukrainës, një parakusht për rindërtimin dhe një investim për një të ardhme më të sigurt, më të begatë dhe më të qëndrueshme”, deklaroi Ministri. Të hapësh rrugën përmes partneritetit, sipas tij,...