Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Më ndaluan 14 ditë nga ushtrimet fizike të përbashkëta”/ Meta nga qelia: Më dënuan se kam folur për mediat
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pretendon se i janë ndaluar ushtrimet fizike të përbashkëta për 14 ditë. Sipas tij, ‘dënimi i ri’ nga institucioni i heqjes së lirisë, iu dha me argumentin se kishte bërë një komunikim për mediat pa marrë leje. “Juristi i IEPV “Jordan Misja” më solli për t’u njohur me dënimin e ri, normalisht siç shkruhej atje të marrë ‘njëzëri’ nga Komisioni Disiplinor, që të ndalohesha edhe 14 ditë nga ushtrimet fizike të përbashkëta. Argumenti ishte se kisha shkelur në mos gaboj pikën c të pikes ç të Rregullores ku nuk lejohej komunikimi me mediat...