Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Me Lindën dhe Zahon, Rama ndjek ‘Giro d’Italia’ nga sheshi ‘Skënderbej
👁8645
Një orë nga nisja e Etapës së Dytë të “Giro d’Italia” në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali i vogël, Zaho, janë parë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Duket se numri një i ekzekutivit ka shfrytëzuar heshtjen zgjedhore dhe ka zgjedhur të shikojë nga pranë çiklistët botërorë me Etapën e Dytë që zhvillohet në Tiranë dhe nis në orën 13:55 nga sheshi “Skënderbej”, për të vijuar në disa rrugë dhe Bulevarde të kryeqytetit.