Me kapele në kokë, dhëndri i Berishës del nga ‘arresti shtëpiak’ për të votuar

Me kapele në kokë, dhëndri i Berishës del nga ‘arresti shtëpiak’ për të votuar

Dhëndri i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi është paraqitur sot në një prej qendrave të votimit në kryeqytet. Malltezi është në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por është lënë i lirë për pak çaste për të ushtruar të drejtën e tij kushtetuese me leje të miratuar nga prokurori Arben Kraja. Kujtojmë se Malltezi është vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie” që prej muajit nëntor të vitit 2023, pas hetimeve të nisura për dosjen “Partizani”.
Burimi: Gijotina.com