Me foshnjën 4-muajshe në burg, GJKKO pezullon dënimin për 33-vjeçaren

Me foshnjën 4-muajshe në burg, GJKKO pezullon dënimin për 33-vjeçaren

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pezulluar ekzekutimin e dënimit me burgim për 33-vjeçaren Greta Gjoci, e cila ndodhej në IEVP Pojskë së bashku me foshnjën e saj 4-muajshe. Vendimi erdhi një ditë pas monitorimit të rastit nga Avokati i Popullit. Pas pezullimit të dënimit, familjarët e 33-vjeçares janë paraqitur këtë të enjte, rreth orës 16:30, pranë IEVP Pojskë për ta marrë atë. Gjoci është larguar nga ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit duke mbajtur foshnjën në krahë. Në dalje, ajo nuk ka pranuar të bëjë deklarata për mediat. Ndërkohë, familjarët e saj, jashtë kamerave, kanë shprehur falënderimet e tyre për gjykatën dhe mediat lidhur me trajtimin e rastit. Vendimi i GJKKO-së parashikon pezullimin e ekzekutimit të dënimit për një...