“Me burg të dënohen ata që bëjnë vrasje”, Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhej të ishte arrestuar!

“Me burg të dënohen ata që bëjnë vrasje”, Manjani kundër dënimit të Veliajt: Nuk duhej të ishte arrestuar!

Juristi Ylli Manjani është shprehur në “Top Story” kundër arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai u shpreh se arrestimi i Veliajt shkakton dhe një presion te gjyqtarët që e gjykojnë, sepse kanë një masë sigurie mbi “kurriz”. Manjani gjithashtu u ndal edhe te Parlamenti Europian, të cilin e quajti si “institucionin më të papunë në Europë”. “Për të qenë korrekt, nuk ka menduar dikush për shqiptarët. Ajo që duket dhe është e qartë, është një kauzë që prodhon mjegull dhe mjegulla shkon në favor të ujkut. Nëse duhet të ndërtojmë një diskutim mbi standardet, po standardet mungojnë. Nuk kam menduar ndonjëherë që arresti me burg është gjë e mirë, sipas konceptit tim zbatohet ose kur e zë me presh në duar ose kur...