Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Me Bashën foli Dash Shehi”, Alibeaj: E refuzoi bashkimin për arsye banale! Tha se ka parti më të madhe
I ftuar në emisionin “NOW me Erla Mëhillin, kreu i partisë “Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj, shpjegoi arsyet pse nuk u arrit një bashkëpunim me kreun e Demokratëve Euroatlantik, Lulzim Basha. Alibeaj theksoi se nuk ka qëllim të sulmojë apo të jetë agresiv me përfaqësuesit e partive të tjera, por se po shpreh thjesht të vërtetën e tij. Sipas tij, arsyet e moskonkludimit me zotin Basha ishin banale, dhe lidhen me mospajtimin për parimin e barazisë në koalicion. “Nuk dua të bie në sulme apo agresivitet ndaj partive të reja, por po them të vërtetën time. Në dhjetor të vitit të kaluar dolëm me një platformë të paraqitur secilës prej partive për krijimin e një koalicioni sa më gjithëpërfshirës, ku çdo subjekt të ruante protagonizmin e...