Më 25 nëntor 1850 lindi Gustav Majer, albanologu gjerman që hodhi themelet e studimeve moderne të shqipes
25 November, 2026 - 11:57 Më 25 nëntor 1850, në Gros Strehlitz të Gjermanisë, lindi Gustav Majer (Gustav Meyer), gjuhëtari dhe albanologu i njohur gjerman, i cili dha një kontribut të rëndësishëm në studimin shkencor të gjuhës shqipe. Majeri iu përkushtua studimit të strukturës, tingujve dhe prejardhjes së fjalëve të shqipes, duke lënë pas vepra që u bënë referenca të rëndësishme për albanologjinë. Ndër botimet e tij më të njohura janë “Kurzgefasste albanesische Grammatik” (Gramatika e përmbledhur e shqipes), botuar më 1888, dhe “Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache” (Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe), botuar më 1891. Një vend të veçantë në punën e tij zënë edhe gjashtë vëllimet e “Albanesische Studien” (Studime shqiptare), të botuara në Vjenë gjatë viteve 1883–1897, përmes të cilave ai kontribuoi...
Burimi:
kultplus.com