Mbytja e dy vëllezërve të mitur në lumin Shkumbin, policia ndan detajet e para

Mbytja e dy vëllezërve të mitur në lumin Shkumbin, policia ndan detajet e para

Policia e Elbasanit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Labinot fushë, ku dy të mitur u mbytën aksidentalisht në ujërat e lumit Shkumbin. Sipas policisë, të miturit ishin përkatësisht të moshës 7 e 9 vjeç dhe ishin vëllezër me njëri-tjetrin. Blutë njoftojnë se trupat e pajetë po transportohen për ekspertizë mjeko-ligjore, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave. Njoftimi i policisë: Elbasan/Informacion paraprak Në fshatin Labinot fushë, dyshohet se janë mbytur aksidentalisht në lumin Shkumbin dy fëmijë të moshës 7 dhe 9 vjeç...
Burimi: Opinion.al