Burimi:
Javanews.al

Mbyllje ambasadash e shkurtime fondesh për NATO-n! Çfarë po planifikon DASH për Ballkanin?
👁6651
Mbyllje ambasadash e konsullatash, shkurtime fondesh për NATO-n dhe organizatat ndërkombëtare: çfarë po planifikon Departamenti i Shtetit dhe cilat përfaqësi pritet të mbyllen në Ballkan? Dy gazetat e rëndësishme amerikane “New York Times” dhe “Washington Post” njoftojnë se qeveria e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësitë për shkurtimin e buxhetit të Departamentit të Shtetit për 50 për qind. Po ashtu administrata po planifikon mbylljen e 10 ambasadave dhe 17 konsullatave, si dhe reduktimin ose bashkimin e stafit të disa përfaqësive të tjera diplomatike jashtë vendit. “New York Times” dhe “Washington Post” i referohen një dokumenti të brendshëm të Departamentit...