MBYLLET RUBINETI AMERIKAN I NAFTES/ EUROPA NE ALARM, ÇMIMET KAPIN MAJAT
Një tjetër tension në tregun global të energjisë po hapet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës. Administrata e presidentit Donald Trump po shqyrton mundësinë e kufizimit ose edhe ndalimit të përkohshëm të eksporteve amerikane të naftës, ndërsa Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për pasojat që një vendim i tillë mund të sjellë në tregjet ndërkombëtare. Sipas “The Guardian”, në diskutim është edhe një ndalim 90-ditor, me synimin për të ulur presionin mbi çmimet e karburanteve në SHBA. Trump ka deklaruar publikisht mbështetjen për kufizimin e eksporteve, ndërsa administrata po vlerëson nëse masa mund të zbatohet dhe në çfarë forme. Në qendër të shqetësimit është varësia e Evropës nga nafta amerikane. Sipas të dhënave të cituara nga “The Guardian”, furnizimet nga SHBA kanë përbërë rreth një...
Burimi:
ntv.al