Eksperti mjeko-ligjor ngre dyshime se Jeffrey Epstein u vra

Eksperti mjeko-ligjor ngre dyshime se Jeffrey Epstein u vra

Një ekspert i mjekësisë ligjore ka dalë në përfundimin se financieri amerikan Jeffrey Epstein mund të jetë vrarë në qelinë e tij në vitin 2019, duke kundërshtuar versionin zyrtar se ai i dha fund jetës me vetëvarje. Megjithatë, Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Nju Jorkut ka deklaruar se i qëndron përfundimit fillestar se vdekja ishte vetëvrasje. Michael Freeman, studiues dhe konsulent në fushën e epidemiologjisë mjeko-ligjore, prezantoi të hënën në Londër rezultatet e një hetimi të kryer së bashku me patologun mjeko-ligjor Anders Eriksson, profesor në Universitetin Umea në Suedi, dhe neuroshkencëtarin Itiel Dror. Pas shqyrtimit të plotë të dosjes së autopsisë dhe rindërtimit të ngjarjes përmes fotografive të ekzaminimit, ekspertët pretendojnë se dëmtimet në trupin e Epstein janë më të përputhshme me një sulm...