Zbulohet komploti në Greqi me ‘hije’ nga Irani, arrestohen 5 persona të Maqedonisë së Veriut

Zbulohet komploti në Greqi me ‘hije’ nga Irani, arrestohen 5 persona të Maqedonisë së Veriut

Shërbimet greke të inteligjencës kanë zbuluar një komplot të dyshuar për kryerjen e një atentati në Greqi, ku objektivi i sulmit mbetet ende i paidentifikuar. Në kuadër të një operacioni të përbashkët, janë arrestuar pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët dyshohet se po përgatitnin një sulm në bashkëpunim me persona të lidhur me shërbimet iraniane të inteligjencës. Operacioni u zhvillua pas një hetimi disamujor, ku u përfshinë agjenci inteligjence nga Greqia, Maqedonia e Veriut dhe disa vende perëndimore. Sipas gazetës greke “To Vima”, hetimet çuan në zbulimin e një grupi prej pesë shtetasish të Maqedonisë së Veriut, të dyshuar për përgatitjen e atentatit. Ata dyshohet se po vepronin në emër të një shtetasi iranian, i cili besohet se ka lidhje me shërbimet sekrete...