Mbyllet numërimi në bashkinë Librazhd, PS fiton me diferencë të madhe

Mbyllet numërimi në bashkinë Librazhd, PS fiton me diferencë të madhe

Është mbyllur procesi i numërimit në bashkinë e Librazhdit, ku janë numëruar 55 nga 55 kutitë. Partia Socialiste ka fituar në këtë bashki me 9253 vota, me një diferencë prej 3374 vota. Koalicioni opozitar PD-ASHM ka marrë 3374 vota, duke u renditur forca e dytë në këtë bashki. Në zgjedhjet e mëparshme të vitit 2021, selia rozë ka marrë 9952 vota, ndërsa PD 5181 vota.
Burimi: Kohajone.com