Mbyllen qendrat e votimit në Serbi/ Pjesëmarrja rekord arriti në 67,6% deri në orën 19:00
Qendrat e votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi u mbyllën në orën 20:00. Pjesëmarrja e votuesve ka arritur në 67,6% deri në orën 19:00, sipas vlerësimit të IPSOS dhe Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (Cesid). Qytetarët patën mundësinë të zgjidhnin një nga 18 listat zgjedhore, në të cilat ishin propozuar gjithsej 2,418 kandidatë për 250 vende në parlament. 6,451,292 votues të regjistruar kishin të drejtë vote në zgjedhje dhe votat u hodhën në 8,392 qendra votimi . Votimi zgjati nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 20:00, dhe pas mbylljes së qendrave të votimit, filloi numërimi i votave. Të gjithë votuesit që, kur qendra e votimit mbyllet në orën 20:00, pot kanë qenë në qendrën e votimit ose përpara saj,...
Burimi:
syri.net