Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën

Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën

Autoritetet kosovare i kanë mbyllur përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate gjatë një operacioni të gjerë në mbi 100 operatorë ekonomikë në të gjithë Kosovën. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës (MINT) tha në një komunikatë të premten se inspektorët e saj, në bashkëpunim me Policinë, Administratën Tatimore dhe institucione të tjera i inspektuan 114 subjekteve ekonomike, të cilat ushtrojnë veprimtari tregtare dhe aktivitete argëtimi. “Kjo mbyllje është për shkak të mos regjistrimit të bizneseve, si dhe mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike”, thuhet në njoftim. MINT theksoi se ka shqiptuar 33 masa ndëshkuese...
Burimi: Sot.com.al