Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mbretëria e Bashkuar në alarm, zbulohen identitetet e agjentëve sekretë dhe ushtarakëve elitarë
Një rrjedhje e madhe e të dhënave ka komprometuar informacionin personal të më shumë se 100 shtetasve britanikë, përfshirë agjentë të shërbimeve sekrete dhe pjesëtarë të forcave speciale. Lajmi është raportuar fillimisht nga mediat britanike dhe ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë kombëtare dhe mbrojtjen e operacioneve të fshehta. Të dhënat e zbuluara janë të lidhura me një operacion të ndjeshëm të zhvilluar në Afganistan, ku mijëra shtetas afganë janë zhvendosur fshehurazi në Mbretërinë e Bashkuar, pas marrjes së pushtetit nga talebanët në vitin 2021. Emrat dhe detajet e personelit britanik që ndihmuan në këtë evakuim u përfshinë në rrjedhjen...