Mbikëqyrte hetimet ndaj Trump, jep dorëheqjen papritur prokurori amerikan

Mbikëqyrte hetimet ndaj Trump, jep dorëheqjen papritur prokurori amerikan

Prokurori federal në Miami, Jason Reding Quiñones, i cili mbikëqyrte rishqyrtimin e hetimeve të mëparshme penale ndaj presidentit amerikan Donald Trump, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Lajmi u konfirmua këtë të premte nga Prokurori i Përgjithshëm, Todd Blanche, raporton Reuters. Quiñones drejtonte Prokurorinë e Distriktit Jugor të Floridës dhe ishte në qendër të përpjekjeve të administratës Trump për të rishikuar dy hetime të rëndësishme të së kaluarës që lidhen me presidentin amerikan. Njëri prej tyre kishte të bënte me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga Trump pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021. Hetimi tjetër lidhej me kontaktet e fushatës së tij me Rusinë gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Sipas Reuters, këto përpjekje për rishqyrtimin e çështjeve nuk kanë prodhuar rezultate deri...