Mbi 50% e proceseve për lirinë e shprehjes kanë tregues të padive të pabazuara për shpifje!
Gazetarët dhe subjektet mediatike në Shqipëri vijojnë të përballen me padi të pabazuara për shpifje, të njohura si SLAPP, të cilat konsiderohen si padi që synojnë t’i frikësojnë apo të nxisin vetëcensurën në punën e tyre. Nga 333 vendime gjyqësore të analizuara për periudhën 2022-2026, në 171 prej tyre janë identifikuar tregues të rrezikut nga paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike, ndërsa 50 raste që përbëjnë 15% të kampionit klasifikohen me rrezik të lartë si padi SLAPP. Të dhënat u publikuan të premten nga Qendra “Res Publica” gjatë prezantimit të studimit “Liria e shprehjes në praktikën gjyqësore 2022–2026: Si pasqyrohet jurisprudenca e GJEDNJ-së nga gjykatat shqiptare”, i përgatitur nga ekspertët Dorian Matlija dhe Irena Dule. Studimi përfshin 333 vendime civile, penale, administrative dhe kushtetuese nga viti...
Burimi:
gijotina.com