Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mbi 3 mijë të dënuar me të drejtë vote, masa të forta sigurie në burgje dhe paraburgime dy ditë para zgjedhjeve
👁6976
Dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, të gjitha burgjet dhe paraburgimet në Shqipëri janë vendosur nën masa të forta sigurie. Kjo vjen si pasojë e lëvizjeve të shumta të planifikuara në ditën e votimit, ku 3087 të dënuar apo paraburgosur kanë të drejtën për të votuar brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit. Për të shmangur çdo incident të mundshëm, si tentativa për arratisje apo ngjarje kriminale të tjera, autoritetet kanë ndërmarrë masa shtesë sigurie, duke forcuar kontrollin dhe mbikëqyrjen në të gjitha institucionet penitenciare të vendit.