Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mbi 100 të vdekur në Teksas, analiza e BBC: Pse përmbytjet ishin kaq shkatërruese?
Numri i të vdekurve nga përmbytjet e papritura që goditën Teksasin qendror në SHBA, të premten e kaluar, kaloi mbi 100. Ndërsa kërkimet vazhdojnë për ata që janë ende të zhdukur, po ngrihen pyetje nëse mund të ishte bërë më shumë për të parandaluar një humbje kaq të madhe jetësh. Ekspertët thonë se ka pasur një numër faktorësh që kontribuan në tragjedi, duke përfshirë motin ekstrem, vendndodhjen e shtëpive të pushimit dhe kohën. BBC shkruan se kishte një furnizim të madh lagështie në atmosferë nga një stuhi tropikale që kishte shkaktuar përmbytje në Meksikë dhe më pas u zhvendos në...