Mbi 10 mld euro të ardhura dhe sfida e zbatimit, zv/ministri Yzeiraj shpjegon se çfarë premton buxheti historik 2027!
Me mbi 10 miliardë euro të ardhura dhe pak më tepër shpenzime, buxheti i vitit të ardhshëm ka hyrë në termat historikë të vendit. Zv.ministri i Financave, Endrit Yzeiraj, ndan mes sfidave të hartimit dhe atyre që do të shfaqë zbatimi i tij, duke konsideruar edhe përballimin e skenarëve ekonomikë më pak të favorshëm dhe sidomos borxhin publik. “Në pesë vitet e fundit ne kemi shkuar nga një nivel i borxhit publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto mbi 75%, në një nivel që këtë vit do të jetë me shumë gjasa nën 53%, ndoshta edhe pak më pak”, tha zv.ministri Endrit Yzeiraj. Aspekti që do ta bënte po ashtu historik buxhetin 2027, ai i uljes së TVSH-së për 54 produkte të shportës me...
Burimi:
javanews.al