“Ekonomia shqiptare pritet të vijojë rritjen”- Guvernatori Sejko: Inflacioni lehtësisht mbi objektiv në muajt në vijim!

“Ekonomia shqiptare pritet të vijojë rritjen”- Guvernatori Sejko: Inflacioni lehtësisht mbi objektiv në muajt në vijim!

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaruar se ekonomia shqiptare pritet të vijojë të rritet me ritme të qëndrueshme gjatë periudhës afatmesme, ndërsa inflacioni parashikohet të shënojë një rritje të lehtë mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë në tremujorët e ardhshëm. Gjatë konferencës për shtyp për vendimmarrjen e politikës monetare, më 3 nëntor 2026, Sejko u shpreh se projeksionet ekonomike të skenarit bazë mbeten pozitive, me rritje ekonomike pranë potencialit të vendit. Megjithatë, guvernatori theksoi se pasiguritë lidhur me këto parashikime janë shtuar, duke kërkuar një vlerësim të kujdesshëm të zhvillimeve ekonomike. Sipas parashikimeve, inflacioni pritet të qëndrojë lehtësisht mbi objektivin në tremujorët në vijim, për t’u kthyer pranë tij në horizontin afatmesëm. Në kushtet e këtyre zhvillimeve, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së...