Ndryshon sigurimi i makinës: Mbulim për pasagjerët dhe këmbësorët, rritet kufiri i dëmshpërblimit

Ndryshon sigurimi i makinës: Mbulim për pasagjerët dhe këmbësorët, rritet kufiri i dëmshpërblimit

Sigurimi i detyrueshëm i automjeteve do të ofrojë mbulim më të gjerë për personat e dëmtuar në aksidente, përfshirë edhe pasagjerët, ndërsa parashikohen kufij më të lartë dëmshpërblimi dhe procedura më të shpejta për marrjen e kompensimit. Këto janë disa nga ndryshimet që sjell projektligji i ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit. Nevoja për ndryshime vjen pasi ligji aktual, i miratuar në vitin 2021, nuk është plotësisht i përafruar me standardet e Bashkimit Evropian. Ai ka paqartësi në përkufizimin e mjeteve motorike dhe përdorimit të tyre, ndërsa mungojnë disa mekanizma që do të garantonin më shumë transparencë dhe mbrojtje për qytetarët, veçanërisht në rastet kur kompania e sigurimit falimenton. Me kuadrin e ri, sigurimi i detyrueshëm do të mbulojë shprehimisht edhe dëmet...