Ditën që diskutohet projektbuxheti, ‘narkoeuroja’ arrin rekord historik rënie…
Kursi i këmbimit Euro-Lek ka pësuar një tjetër rënie të ndjeshme ditore të mërkurën, duke u afruar më shumë se kurrë më parë pranë pragut të 90 lekëve. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në ditën kur Kuvendi diskuton projektbuxhetin e vitit 2027, Euro u këmbye sot me 90.18 lekë, duke humbur 0.3 pikë brenda një dite. Edhe rënia vjetore e kursit të këmbimit ka arritur një rekord të ri për tre vitet e fundit. Euro paraqitet në rënie me 6.7% krahasuar me të njëjtën ditë të një viti më parë. Agjentët e tregut valutor shpjegojnë se rënia e Euros në ditët e fundit mund të jetë e lidhur me arkëtimin e pritshëm të kuponave nga njëri prej Eurobondeve i qeverisë shqiptare,...
Burimi:
syri.net