Mbetjet e rrezikshme në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj ‘AlbChrome’

Mbetjet e rrezikshme në mjedis të hapur, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj ‘AlbChrome’

foto ilustrim: albchrome-vendimi i prokurorise ELBASAN- Prokuroria e Elbasan ka nisur një hetim penal ndaj kompanisë "AlbChrome" pas konstatimit të ndotjes nga raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik.  Sipas raportit të AKM-së, bëhet fjalë për mbetje të krijuara gjatë proceseve industriale, të përftuara nga pluhurat e kapëseve, të cilat janë akumuluar prej vitesh dhe janë depozituar në ambiente të hapura. Raporti evidenton se mbetjet janë depozituar pa masa të përshtatshme sigurie dhe pa respektuar standardet e nevojshme për mbrojtjen e mjedisit. Agjencia Kombëtare e Mjedisit i cilëson mbetjet me rrezikshmëri të lartë, me përbërës potencialisht kancerogjenë. Sakaq, raporti ngre shqetësime për rrezikun që këto mbetje mund të paraqesin për shëndetin e banorëve dhe mjedisin përreth. Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi,...