Alarm për bombë në avionin e Ryanair drejt Rinasit, pasagjerët gjejnë mesazhe

Alarm për bombë në avionin e Ryanair drejt Rinasit, pasagjerët gjejnë mesazhe

RINAS- Një alarm për bombë në avionin e linjës Manchester-Rinas ka vënë në lëvizje autoritetet mbrëmjen e sotme, pasi në tualetin e avionit u gjet një letër me një mesazh kërcënues për shpërthim. Sipas Policisë, njoftimi u mor rreth orës 19:30 nga menaxheri i aeroportit. Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet policore ndërhynë në pistë dhe organizuan zbritjen e kontrolluar të pasagjerëve. Më pas, u ushtrua kontroll në avion, te pasagjerët dhe bagazhet, me ndihmën e qenve antieksplozivë. Pasagjerët u kontrolluan gjithashtu përmes skanerëve të aeroportit, me qëllim identifikimin e personit që mund të kishte shkruar mesazhin kërcënues. Nga kontrollet nuk u gjet asnjë lëndë apo send shpërthyes. Ndërkohë, në hetime është përfshirë edhe Antiterrori, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin e personit që...