FMN kërkon reformim të skemës së pensioneve: Mosha e daljes të lidhet me jetëgjatësinë

FMN kërkon reformim të skemës së pensioneve: Mosha e daljes të lidhet me jetëgjatësinë

TIRANË- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka kërkuar përmirësimin e sistemit të pensioneve në Shqipëri duke vënë theksin te rritja e përfitimeve për pensionistët dhe ruajtja e qëndrueshmërisë financiare të skemës. Në rekomandimet e saj, FMN sugjeron që përmirësimi i pensioneve të bëhet përmes një sistemi të bazuar në kontribute dhe rregulla të qarta, ndërsa thekson nevojën që mosha e daljes në pension të lidhet me jetëgjatësinë. “Mjaftueshmëria e pensioneve duhet të përmirësohet brenda një kuadri të bazuar në rregulla, i cili ruan natyrën kontributive të sistemit, nxitjen për punësim dhe formalizim, si dhe qëndrueshmërinë fiskale, në vend të përdorimit të bonuseve të posaçme ad hoc. Lidhja e moshës së daljes në pension me jetëgjatësinë do të mbështeste më tej qëndrueshmërinë afatgjatë të sistemit të pensioneve”,...