Mbante dy armë zjarri, pranga 19-vjeçarit në Shkodër

Mbante dy armë zjarri, pranga 19-vjeçarit në Shkodër

Një 19-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi dyshohet se posedonte dy armë zjarri kallashnikov. Bëhet fjalë për Agostin Gjeloshi 19 vjeç, banues në fshatin Kir. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi më 30 maj të këtij viti, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një automjet, në një lagje të fshatit Kir, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikov të cilat dyshohet se i posedonte i riu. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Burimi: Javanews.al