Maya Jama dhe Mick Jagger mes yjeve të pranishëm në mbrëmjen gala të Muzeut Britanik

Maya Jama dhe Mick Jagger mes yjeve të pranishëm në mbrëmjen gala të Muzeut Britanik

Ylli i spektaklit “Celebrity Traitors”, Maya Jama, aktori Benedict Cumberbatch dhe këngëtari i grupit “The Rolling Stones”, Mick Jagger, ishin ndër të ftuarit në edicionin e dytë vjetor të mbrëmjes gala të Muzeut Britanik. Ky aktivitet organizohet për të mbledhur fonde për muzeun e njohur në Londër. Mbrëmjen e djeshme, aktiviteti u shoqërua edhe me disa protesta, përfshirë atë të një grupi pro-palestinez, i cili kundërshton sponsorizimin e muzeut nga kompania e naftës BP. Sipas organizatorëve, ideja për këtë mbrëmje u frymëzua nga ekspozitat aktuale të muzeut, përfshirë edhe ekspozimin e përkohshëm të sixhadesë së famshme të Bayeux, e cila është sjellë hua nga Franca. E ftuara Rosanna Konarzewski u fotografua në shkallët përpara muzeut, e veshur me një fustan të veçantë, të frymëzuar nga...