Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” drejt përfundimit, Koçiu: Standarde europiane për 20 000 paciente në vit

Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” drejt përfundimit, Koçiu: Standarde europiane për 20 000 paciente në vit

Në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” janë drejt përfundimit punimet për transformimin e tij. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot pamje nga punimet e fundit që po kryhen në këtë maternitet. “Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, po rilind falë një investimi të madh të qeverisë. Së shpejti hapet krahu modern me: 360 shtretër, 7 salla operacioni & 6 lindjeje, terapi intensive të dyfishuar, urgjencë dhe triazh modern, shërbim i ri për prematurët dhe shtatzënitë e rrezikuara”, tha Koçiu. Ministrja Koçiu informoi se “20 mijë paciente në vit do të kenë një maternitet të standardeve europiane, me kushte...
Burimi: Sot.com.al