Mashtim kibernetik/ Kujdes nga SMS-të false në emër të bankave! Mos klikoni në linke të dyshimta

Mashtim kibernetik/ Kujdes nga SMS-të false në emër të bankave! Mos klikoni në linke të dyshimta

Një tjetër skemë mashtrimi përmes mesazheve telefonike po synon klientët e bankave në Shqipëri. Sipas pamjeve të mbërritura në redaksi, disa SMS mashtruese që përdorin emrin e Raiffeisen Bank, kanë mbërritur në e-mailin e përdoruesve, me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe bankare. Bëhet fjalë për një formë mashtrimi të njohur si “smishing”, ku qytetarët marrin mesazhe që u kërkojnë të përditësojnë ose verifikojnë urgjentisht të dhënat e tyre, me pretendimin se në të kundërt mund t’u pezullohen shërbimet bankare. Mesazhet përmbajnë lidhje të dyshimta, të cilat i drejtojnë klientët në faqe të rreme. Atyre u kërkohet të vendosin të dhënat personale, numrin e kartës bankare dhe kodet njëpërdorimëshe të sigurisë. Pasi këto informacione dorëzohen, mashtruesit mund t’i përdorin për të hyrë në llogaritë...